Pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë SHBA ripërfshin Kosovën në programin e mijëvjeçarit

6 Qershor 2020 | 19:11

Pas heqjes nga qeveria e Avdullah Hotit të politikës së recirpocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer Kosovën në programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation MCC).

Përmes një deklarate për shtyp MCC tha se e mirëpriste zhvillimin e fundit politik dhe se me kënaqësi do të riniste implementimin e programit të zhvillimit në Kosovë.

“MCC sheh përpara për ta vazhduar, partneritetin e fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e saj, dhe pret që të punohet bashkarisht për të reduktuar varfërinë përmes rritjes ekonomike,” – thuhet në deklaratën e MCC-së.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideroi lajm tejet të mirë “zhbllokimin e fondeve të MCC-së”.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se miqësia me SHBA-të nuk ka çmim.

MCC është agjenci qeveritare e ngritur nga Kongresi amerikan në vitin 2004 me synimin që të mbështesë zhvillimin e vendeve në vështirësi ekonomike.

Grantet jepen sipas një sistemi vlerësimi me indikatorë ekonomikë dhe politikë ku shtetet që përzgjidhen duhet të kenë të dhëna të larta të demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit.

Fondet kategorizohen në grante për projekte zhvillimi dhe grante mbështetëse për reforma ligjore.

Prej rreth 10 vitesh Kosova është përpjekur të përfitojë grante nga MCC-ja. Së fundmi është përfolur për një fond prej rreth 200 milionë dollarësh i bllokuar për shkak të problemeve politike, mungesës së transparencës dhe sundimit të ligjit.

 

Lexoni gjithashtu:

Kurti konsideron heqjen e reciprocitetit nga Hoti si mohim të pavarësisë

Qeveria Hoti shfuqizon vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë, reagon Kurti

Albin Kurti merr 6 vendime kyçe, aplikon masën e radhës kundër Serbisë

BE dënon veprimet e Albin Kurtit për masat e reciprocitetit kundër Serbisë

Kurti: Nëse Serbia shton barrierat, ne do të kundërpërgjigjemi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026