Paketa “antishpifje”, organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë qeverisë të tërhiqet

7 Qershor 2020 | 07:47

Pas kritikave të Komisionit të Venecias për ligjet e asaj që njihet si paketa “Antishpifje”, kanë reaguar edhe një grup organizatash të shoqërisë civile të cilat e kanë kundërshtuar vazhdimisht miratimin e kësaj pakete.

Ato vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura që nga dhjetori i vitit 2018, kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga opinioni i Komisionit të Venecias.

Ata i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare, që të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar dhe shterrues, dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë.

Organizatat e shoqërisë civile e cilësojnë këtë si një mundësi që qeveria të reflektojë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara mbi lirinë e shprehjes.

Lexoni gjithashtu: 

Zbardhet draft-opinioni i Komisionit të Venecias për “antishpifjen”: Është i pazbatueshëm!

‘Qeveria të pranojë rekomandimin e Komisionit të Venecias për antishpifjen,” nxit kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026