Navalny transferohet në një qeli më të izoluar pas dënimit me 9 vjet burg

24 Maj 2022 | 19:58

Gjykata ruse lë në fuqi vendimin për kritikun e Kremlinit Aleksei Navalny i dënuar në mars me nëntë vite burg.

Navalny do të transferohet në një qeli me një regjim më të ashpër, dhe do të takojë më rrallë familjarët e tij.

45-vjeçari u dënua dy muaj më parë nën akuzat për mashtrim dhe mospërfillje të gjykatës.

Navalny u bë i njohur si një bloger që denonconte korrupsionin dhe, para burgosjes, mobilizoi protesta antiqeveritare në të gjithë Rusinë. Në vitin 2018, ai bëri fushatë si kandidat presidencial, por iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet ku Putin fitoi mandatin e katërt.

Në vitin 2020, Navalny i mbijetoi një atentati me agjent nervor. Pavarësisht akuzave, Kremlini mohoi çdo përfshirje. Ai u arrestua në janar 2021, pas kthimit  nga Gjermania ku ndodhej për rehabilitim.

Pas arrestimit organizatat politike të Navalny në të gjithë Rusinë u shpallën “ekstremiste” dhe u mbyllën, ndërsa ndihmësit kryesorë janë larguar nga vendi. Rusia kohët e fundit ka rritur presionin ndaj mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare, duke i cilësuar “agjentë të huaj”, ndërsa  shumë prej opozitarëve kanë ndaluar aksionet nga frika e ndjekjes penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara është i vështirë, por...
13:50 | 06/07/2026

Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny

Britania të hënën vendosi sanksione ndaj shtatë individëve dhe dy instituteve kërkimore të lidhura me programin rus të armëve kimike, duke synuar ata që thuhet...
13:43 | 06/07/2026

Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani

Një tjetër grindje ka shpërthyer midis Princit Harry dhe familjes së tij, me njërën palë që thotë se ai kishte pranuar një ftesë për të qëndruar në...
13:20 | 06/07/2026