Reshjet e shiut shkaktojnë valë kritikash për investimin tek Parku Rinia

7 Qershor 2020 | 10:36

Reshjet e shiut ditën e djeshme përmbytën pjesë të Parkut Rinia në kryeqytet, inauguruar vetëm pesë ditë më parë, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale shfaqnin pellgje uji të mbledhura në pjesët e konceptuara si kanale në park, duke nxitur një valë kritikash dhe skepticizmi nga qytetarët për investimin publik.

Zërave denoncues iu bashkua dhe opozita, ku z. Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e quajti projektin “rekord korrupsioni”. 

“Kështu të prishet gjithë propaganda kur çdo projekt i Bashkisë bëhet për të vjedhur! 1 miliardë lekë “investim”, shkuan dëm në më pak se një javë nga inaugurimi,” akuzoi z. Këlliçi kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj.

Bashkia njoftoi se kishte marrë masa pak pas përmbytjes që parku t’i kthehej normalitetit për të qenë në dispozicion fëmijëve.

Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, z. Joni Baboci iu përgjigj akuzave duke postuar në rrjetin social Twitter ilustrime të parqeve të tjera në vendndodhje të papërcaktuara ku stuhitë kishin pasoja të ngjashme.

Ai argumentoi se ishte e qëllimshme që disa zona të mblidhnin ujë për të ndihmuar në zbutjen e stuhive urbane.

“Disa zona mbajnë ujë për disa orë, duke ulur rrjedhjen e kanalizimeve të pikut, ashtu si çatitë e gjelbra,” shkruan Baboci.

Parku Rinia, i ndodhur në qendër të Tiranës është gjithashtu parku kryesor i kryeqytetit për shkak se është në një distancë lehtësisht të arritshme për qytetarët.

Ai iu rikthye në pronësi Bashkisë së Tiranës në vitin 2016, e cila tre vite më pas nisi punimet për rikonceptimin e parkut, shpenzimet e së cilës kapën vlerën prej rreth 1 milionë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026