Finalja e Conference League, Nano: Policia kontribuoi për imazhin e vendit

26 Maj 2022 | 15:20

Policia e shtetit dëshmoi profesionalizëm për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare Roma-Fejnord.

Drejtori i uniformave blu Gledis Nano tha se trupa e policisë kontribuoi për imazhin e vendit dhe shmangu një përplasje të ashpër mes tifozerive.

“Reagimi i strukturave të Policisë së Shtetit ka qenë profesional dhe vendimtar, sepse është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës”, tha drejtori i policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026