Osmani i kundërpërgjigjet Thaçit: Presidenti akoma i qëndron idesë së korrigjimit të kufijve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i garantojë secilit qytetarë se kurrë më nuk do të vënë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të vendit. Osmani ka hedhur dyshime se i pari i shtetit akoma qëndron prapa idesë së korrigjimit të kufijve, pasi ka thënë se një opinion i tillë po qëndron ende në ueb-faqen e presidentit.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të kreut të shtetit se Kosova pas largimit të reciprocitetit është e gatshme për dialog, kryeparlamentarja Osmani në një konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, theksoi se vendi nuk është i gatshëm për një dialog të tipit të presidentit Thaçi.
“Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit, i cili në vet vete involvon negociata sekrete me presidentit e Serbisë. Në vend se të dal dhe të marrë kompetenca të qeverisë, presidenti i vendit do të duhej të deklarohej një herë e mirë për çështje substanciale. Po ashtu a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiçit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve. Hera e fundit që e kemi kontrolluar në uebfaqen zyrtare të presidentit të vendit, akoma gjendet op-edi i tij ku ai thekson se, po citoj presidentët dhe kryeministrat do të ndryshojnë, por korrigjimi i kufijve do të ndodh. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë ndryshuar këtë op-ed me ndonjë tjetër, ai akoma qëndron pranë idesë së korrigjimit të kufijve”, tha ajo.
E pyetur se a do të jetë pjesë e ekipit për dialogun me Serbinë, Osmani tha se do të angazhohet vetëm që të ketë mbikëqyrje të plotë nga institucioni që ajo drejton. “Unë si kryetare e Kuvendit do të sigurohemi që të bëjmë mbikëqyrje të fortë të cilën nuk e kam pa më herët në raport me qeverinë, sa i përket çështjes së dialogut”, tha ajo.
Në lidhje me akuzat e shefit të partisë, Isa Mustafa se ajo po koordinohet me ish-kryeministrit Kurti, Osmani tha se ajo nuk koordinohet me askënd për qëndrimet që i mban. “Unë i sfidojë të më tregojnë se cilin qëndrim që e kam mbajtur para tetorit dhe pas 6 tetorit ka ndryshuar. Kanë qenë qëndrime të njëjta me të cilat ne e kemi marrë besimin qytetarë”, u shpreh Osmani.
Kryeparlamentarja Osmani në këtë konferencë për medie foli edhe për raportimet e ditëve të fundit, ku babanë e saj e përfshinë si punëtor në ish-sistemin e sigurisë Jugosllav. Ajo tha se gjitha këto janë dezinformata dhe se familja e saj janë duke mbledhur provat e nevojshme për të denoncuar në organet kompetente.
“Familja ime i ka mbledhur provat e nevojshme, ato pak a shumë tregojnë ku e ka burimin një dezinformatë dhe shpifje e tillë që ka për qëllim integritetin familjar”, u shpreh Osmani. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraditen e sotme u shpreh optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet këtë vit.
Lexoni gjithashtu:
Hashim Thaçi: Kosova është e gatshme për dialog, përballë Serbisë duhet të jemi të bashkuar
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës