Bujar Osmani ‘rihap’ ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë

27 Maj 2022 | 17:53

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka vizituar Ukrainën, në shenjë mbështetjeje për rezistencën e popullit ukrainas.

Në mënyrë simbolike u rihap edhe ambasada e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.

“Shkatërrimi që pamë sot është përtej asaj që mund të thuhet me fjalë. Sulmet ndaj civilëve janë krejtësisht i pajustifikuar dhe agresori duhet të mbahet përgjegjës. Maqedonia e Veriut ka qenë e qartë dhe ka dënuar agresionin të paprovokuar nga Rusia dhe ka treguar solidaritet për Ukrainën, ushtrinë e saj dhe popullin e saj”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, ofroi mbështetjen e shtetit të tij për Maqedoninë e Veriut gjatë rrugëtimit euro-integrues.

Ai bëri thirrje për dënim të agresionit rus në Ukrainë.

“Qëndrimi im është që BE-ja duhet të zgjerohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë vlera të ngjashme dhe domethënëse me ato evropiane. Shpresoj që Parlamenti i shtetit tuaj do të miratojë rezolutë me të cilën do ti quajë veprimet e Federatës Ruse në Ukrainë si gjenocid. Maqedonasit e kanë të qartë si është të ua cenojnë identitetin dhe kulturën”, u shpreh Dmitri Kuleba, ministër i jashtëm i Ukrainës.

Osmani është zyrtari i dytë i lartë nga Maqedonia e Veriut që viziton Ukrainën në periudhë të shkurtër kohore.

Më herët Ukrainën e ka vizituar edhe kryeparlamentari maqedonas Talat Xhaferi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës

Vendimi është miratuar me pesë vota “për”, ndërsa kundër votuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari që përfaqëson komunitetin turk në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e...
19:34 | 18/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026

Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Bullgaria vazhdon të ketë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut edhe përtej përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, duke e zgjeruar debatin mbi procesin eurointegrues të vendit....
16:37 | 11/06/2026