Zgjerimi i NATO-s mision i pamundur, dështojnë përpjekjet për bindjen e Turqisë
Bindja e Turqisë që të heqë veton ndaj integrimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ka qenë ky qëllimi i vizitës së ministrave të Jashtëm të Polonisë dhe Rumanisë në Stamboll, ku zhvilluan bisedime me homologun e tyre turk Mevlut Çavushollu. Por ky i fundit duket se nuk bëri lëshime.
“Duhet t’i themi gjërat hapur; një qasje e tillë, se me kalimin e kohës mund ta bindim Turqinë pasi jemi miq dhe jemi në të njëjtën aleancë, nuk do të funksionojë. Finlanda dhe Suedia duhet të ndërmarrin hapa konkretë. Pritshmëritë tona nuk janë të pamundura. Ato duhet të mos mbështesin terrorizmin”, thotë Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Përballë pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia kanë lënë pas dekada të tëra neutralitet dhe kanë aplikuar për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut 2 javë më parë.
Pavarësisht entuziazmit që nisma shkaktoi mes vendeve anëtare, Turqia i kundërshton këto dy vende pasi mbështesin aktivistët e organizatave kurde që Ankaraja i konsideron “terroriste” dhe kërkon një ndryshim radikal të politikave të tyre.
Edhe pse politikanët dhe qytetarët në dy vendet nordike e mbështesin gjerësisht anëtarësimin në NATO, disa prej tyre pyesin veten nëse do t’u duhet të sakrifikojnë shumë për ta arritur këtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje