Trump: SHBA të financojë shkolla të sigurta përpara se të merret me Ukrainën
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që t’i japin përparësi financimit për sigurinë e shkollave në vend të dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.
Duke folur në një konferencë pro armëve, Trump vuri në dyshim se si SHBA ka 40 miliardë dollarë për të dërguar në Ukrainë, por nuk mund të sigurojë sigurinë në shkolla.
Takimi i Shoqatës Kombëtare të Pushkëve, organizata më e madhe e pronarëve të armëve në SHBA, po zhvillohet në Hjuston.
Ndërhyrja vjen disa ditë pasi 21 persona humbën jetën nga të shtënat në një shkollë në Teksas.
“Përpara se të ndërtojmë kombin në pjesën tjetër të botës, ne duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë në vendin tonë”, tha Trump në fjalimin e së premtes, duke marrë duartrokitje të forta.
Në fillim të këtij muaji, Kongresi Amerikan votoi me shumicë dërrmuese për dërgimin e gati 40 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në total, ligjvënësit amerikanë kanë dërguar rreth 54 miliardë dollarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë