SHBA-të dhe Danimarka i dërgojnë Ukrainës raketa kundër anijeve
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka kanë dërguar në Ukrainë raketa kundër anijeve, (Harpoon).
“Mbrojtja detare e shtetit tonë do të forcohet nga raketat Harpoon, ato do të përdoren nga ekipet e trajnuara ukrainase”, tha ai këtë të shtunë.
Sipas tij, këto raketa do të përdoren përkrahë raketave ukrainase Neptun, për të mbrojtur Detin e Zi, përfshirë edhe qytetin Odesa, shkruan Reuters.
Reznikov u shpreh se Ukraina ka marrë edhe dërgesa të artilerisë së rëndë, përfshirë edhe një model të modifikuar amerikan të obusëve M109, që do të lejojë ushtrinë ukrainase të godasë objektiva nga distanca më të largëta.
Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare.
LEXONI GJITHASHTU
Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
- 08:08 Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4