Anglia mbyll Botërorin me medaljen e bronztë, mposht Francën me një rezultat 6-4
Kombëtarja e Anglisë ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2026, pasi mposhti Francën me rezultat spektakolar 6-4 në ndeshjen për vendin e tretë.
“Tre Luanët” dominuan plotësisht pjesën e parë, duke krijuar epërsi të thellë 4-0. Për Anglinë shënuan Declan Rice, Ezri Konsa, Bukayo Saka, i cili realizoi het-trik, si dhe Jude Bellingham.
Franca reagoi në pjesën e dytë dhe Kylian Mbappé shënoi një nga golat, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Botërore. “Gjelat” patën mundësi të riktheheshin në lojë, por Michael Olise shpërdoroi disa raste të mira, ndërsa Malo Gusto shkaktoi penallti me një ndërhyrje brenda zonës.
Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi, duke kompletuar het-trikun dhe duke i dhënë Anglisë avantazhin vendimtar në minutën e 87-të. Ousmane Dembélé shënoi golin e katërt për Francën në kohën shtesë, por Jude Bellingham vulosi fitoren me një supergol në minutën e 90+8.
Me këtë sukses, Anglia e mbyll Botërorin 2026 në vendin e tretë, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri
- 15:23 Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona
- 15:21 Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 15:21 Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran