Shkencëtarët amerikanë e lidhin shpërthimin e Hepatitit A me luleshtrydhet
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po heton një lidhje të mundshme midis një shpërthimi të hepatitit A dhe luleshtrydheve të freskëta organike, raporton CNN.
FDA me Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencinë e Shëndetit Publik të Kanadasë, Agjencinë Kanadeze të Inspektimit të Ushqimit dhe partnerët shtetërorë dhe lokalë, thanë se luleshtrydhet ishin të markuara si FreshKampo dhe HEB dhe u blenë midis 5 marsit dhe 25 prillit.
Ato u shpërndanë në mbarë vendin dhe u shitën në një numër shitësish me pakicë, duke përfshirë Aldi, HEB, Kroger, Safeway, Sprouts Farmers Market, Trader Joe’s, Walmart, Weis Markets dhe WinCo Foods.
Luleshtrydhet e prekura potencialisht tani kanë kaluar periudhën e skadencës së tyre tha FDA, por njerëzit që i kanë ngrinë për përdorim të mëvonshëm nuk duhet t’i konsumojnë.
Shtatëmbëdhjetë raste të hepatitit janë identifikuar në Kaliforni, Minesota dhe Dakota e Veriut, nga të cilët 12 janë shtruar në spital, tha FDA. Hetimet e gjurmëve tregojnë se rastet në Kaliforni, Minesota dhe Kanada raportuan se kishin blerë luleshtrydhe. Mund të përfshihen më shumë produkte pasi hetimi është në vazhdim. Njerëzit u sëmurën midis 28 marsit dhe 30 prillit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë