Osmani: Kosova e sheh NATO-n si garanci për siguri dhe paqe në rajon

30 Maj 2022 | 15:43

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova e sheh anëtarësimin në NATO si një garanci për siguri dhe paqe në rajon.

Deklaratën, Osmani e dha këtë të hënë në Mal të Zi, gjatë Samitit për Demokraci të Europës Juglindore me temë: “Lufta në Evropë dhe ndikimi në Ballkan”.

“Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO nuk janë vetëm deklarim politik. Anëtarësimin në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe, e shohim nga këndi i sigurisë dhe ju ftojmë të gjithë ta bëni njësoj. Anëtarësimin në NATO e shohim si garancinë më të mirë për paqen afatgjatë dhe të qëndrueshme në rajon”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ndër të tjera, Osmani është shprehur se lufta e zhvilluar dy dekada më parë në Kosovë i ka bërë kosovarët ta kuptojnë më së miri luftën që po zhvillohet sot në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026

Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit

Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen...
14:21 | 05/06/2026