Shqipëria shënon numrin më të lartë të të infektuarve, 36 raste të reja në 24 orë
Ministria e Shëndetësisë lajmëroi me shqetësim përkeqësimin e rasteve me Covid-19 në Shqipëri. Ditën e sotme vendi regjistroi një rekord infektimesh që nga përhapja e pandemisë, 36 persona të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 27 prej të cilëve në Tiranë.
Mjekja Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se shkak për rritjen e numrit të të prekurve janë bërë grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave.
“Situata e Covid-19 është përkeqësuar. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës,” deklaroi znj. Bino.
[
cite_header=Të gjithë qytetarët të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid-19 nuk ka ikur nga vendi jonë
cite_author=Silva Bino
cite_description=Specialiste e ISHP
]
Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë, sipas specialistes.
Përkundër shifrave rekord, të cilat janë regjistruar që nga nisja e pandemisë në Shqipëri, znj. Bino u shpreh se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë duke çuar numrin total në 960. Aktualisht siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë në të gjithë vendin janë 305 raste aktive.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet