Ballkani i Hapur përplas Vjosa Osmanin me Dritan Abazoviç

31 Maj 2022 | 09:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkëmbyer replika me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, lidhur me nismën rajonale Ballkani i Hapur.

Gjatë një diskutimi në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, Abazoviç tha se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.

“Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviç u cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur që zhvillohet në datat  9-10 qershor në Ohër.

Ndaj komentit të Abazoviçit reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, por mosangazhimi i Kosovës në nismën e Ballkanit të Hapur duhet të respektohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026