Qeveria e Kosovës: Afganët që refuzohen nga SHBA, strehim nga vende të treta

31 Maj 2022 | 10:09

Afganët e strehuar në Kosovë, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u futur në SHBA, do të transportohen drejt vendeve të treta.

Kjo është përgjigja e dhënë nga qeveria e Kosovës për Euronews Albania në lidhje me refuzimin e disa afganëve për t’u strehuar në SHBA.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka siguruar se nëse afganët në Liya nuk janë në gjendje të kalojnë kriteret e verifikimit, Shtetet e Bashkuara do të punojnë̈ për të identifikuar vendet e treta që kanë vullnet t’i pranojnë̈ ata, bazuar në preferencat e qytetarëve afganë”, thuhet nga qeveria e Kosovës.

Autoritetet sqarojnë se nëse ndonjë qytetar afgan dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnëë në realizimin e një kërkese të tillë.

Sipas qeverisë së Kosovës deri më tani janë larguar nga ‘Kampi Lyia’ drejt SHBA-së 600 afganë.

“Një shumicë dërrmuese e mysafirëve të përkohshëm në Kampin Liya në Kosovë i kanë kaluar tashmë të gjitha kriteret e sigurisë dhe verifikimit të SHBA-së. Partnerët tanë amerikanë po punojnë me zell për të plotësuar të gjitha kriteret mjekësore dhe të sigurisë për numrin e vogël të mysafirëve të mbetur në këtë kamp brenda afatit kohore prej 365 ditëve për të cilën jemi dakorduar”, thuhet nga qeveria.

Afganët që plotësojnë kriteret do të vazhdojnë të nisen nga Kosova për në SHBA. pasi të kenë marrë certifikatat e nevojshme mjekësore dhe imunizimet.

Ne Shqipëri refugjatët e ardhur nga Afganistani po largohen. Nga 27 gushti deri më sot rreth 1000 janë larguar nga 2400 të ardhur.

Vetëm në 4 muajt e fundit janë larguar rreth 700 afganë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në SHBA dhe Kanada, e më pak në vendet e Evropës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026