Abuzimi ndaj fëmijëve online, BE pritet të publikojë një paketë masash

9 Qershor 2020 | 11:44

Bashkimi Evropian pritet të publikojë një paketë masash për të luftuar me më shumë efektivitet abuzimin seksual ndaj fëmijëve sidomos në botën online. Nismë që vjen edhe pas periudhës së izolimit nga pandemia COVID- 19.

Komisionerja për çështjet e Brendshme të BE-së , Ylva Johansson shprehet se ajo dëshiron të drejtojë “një luftë më efikase” kundër fatkeqësisë së abuzimit të fëmijëve, përfshirë këtu  edhe bashkëpunimin më të ngushtë me kompanitë e mediave sociale. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, materiale që tregojnë për abuzimin seksual të fëmijëve është rritur me 30% në disa shtete anëtare”, tha ajo për mediat.

Plani i ri, për të cilin Johansson tha se do të paraqitej “së shpejti”, do të përfshijë krijimin e një qendre të re të BE për të ndihmuar shtetet anëtare “të hetojnë, parandalojnë dhe luftojnë abuzimin e seksual ndaj fëmijëve” dhe të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit ndërkufitar.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për veprime më të ashpra kundër autorëve.

“Ne kemi nevojë për strategji parandalimi por nuk mund të mbështetemi vetëm tek kjo. Gjithashtu duhet të zbatojmë ligjet kur ato preken dhe të tregojmë se vlerat tona mbizotërojnë, si në botën online ashtu edhe në jetën reale”, shtoi ajo.

Ekspertët kanë shfaqur në mënyrë të përsëritur alarmin për fëmijët më vulnerabel të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi duke mos patur mundësi të kërkojnë ndihmë nga jashtë.

 Ekziston gjithashtu shqetësimi se miliona fëmijë që kalojnë më shumë kohë në internet janë në rrezik më të madh për të rënë pre e pedofilëve.

Urgjenca e  këtij problemi u theksua së fundmi pasi  policia gjermane bëri me dije se kishte arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti pedofilësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026