Artistë të huaj hapin ekspozitë në Fier për Ukrainën
Piktorja nga Ukraina Snegana Melnyc është një nga tri piktoret ukrainase, mes 22 artistëve pjesmarrës në ekspozitën “Apolo Art Colony 22”.
“Në këto kohë lufte ajo që ne mund të bëjmë është të japim ngjyrat e paqes sepse në fakt ky është edhe roli i artit. Faleminderit për mikpritjen. Më pëlqen Shqipëria shumë. Shpresoj që edhe vendi im të jetë kaq i lumtur me nje jetë të re në liri dhe shpresoj që paqja të mbizotërojë në të gjitha vendet”, thotë një prej tyre.
Piktura e saj paraqet femrën ukrainase dhe është plot kolorit.
“Unë kam paraqitur shumë ngjyra Mund të ishte dhe bardhë e zi, por unë nuk shikoj vetëm bardhë e zi. Unë paraqes shumë ngjyra sepse besoj në të ardhmen me shumë ngjyratë vendit tim”, u shpreh ajo.
Saimir Ahmeti, një prej organizatorëve të këtij eventi artistik thotë se ky edicion i 11-të, i është kushtuar Ukrainës.
“Ky është edicioni kushtuar Ukrainës,piktoret patën mundësi të dalin jashtë Ukrainës në momentet e para të luftës dhe ato kanë ardhur nga Gjermania, nga Rumania ku janë për momentin dhe patjetër edhe të shprehin artin e tyre”, tha ai.
Secili nga pjesmarrësit, ka tentuar të përcjellë dicka nga vendi i tij.
Në këtë ekspozitë Janë paraqitur 25 punime nga 22 piktorë Punimet vijnë pas lëvizjes së kolonisë së artit në qytete të ndryshme të shqipërisë. Ekspozita do të qëndroj e hapur për tri javë.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta