BE-ja mbron embargon ndaj naftës ruse

31 Maj 2022 | 21:47

Bashkimi Evropian po mbron embargon e re ndaj naftës ruse, pavarësisht se marrëveshja e saj nuk u arrit 100 për qind.

Kërkesa për koncesione nga kryeministri hungarez Viktor Orban ishte fitorja e ditës, me ndalimin që do të aplikohet vetëm për importet përmes platformave detare dhe jo përmes naftësjellësve.

Kritikët e vënë theksin tek projekti kohor për ta hequr qafe naftën ruse brenda fundit të vitit, me argumentin se i jep kohë Moskës të vazhdojë luftën në Ukrainë.

Megjithatë, presidenti francez u shpreh i vendosur për të mbrojtur akordin.

“Dy muaj më parë askush nuk mendonte se sanksionet ndaj naftës ruse do vendoseshin. Shumë liderë dilnin para kamerave dhe thoshin se nafta dhe gazi ishin të paprekshme. Prandaj kjo paketë është historike. Ne kemi vendosur qartazi të sanksionojmë dhe të shkëputemi nga nafta ruse sa më parë të jetë e mundur. Dhe masat e jashtëzakonshme që janë marrë janë për shtetet shumë të varura prej saj, me rafineritë e tyre që nuk mund të konvertohen dhe s’mund të kenë akses në det”, tha Macron.

Liderët e BE-së u takuan në Bruksel ku aprovuan paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.

Kriza ushqimore, e rënduar nga konflikti, ishte gjithashtu në tryezë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit mohoi akuzat e Rusisë se fajtor ishte Perëndimi dhe u kujtoi njerëzve se si u arrit në këtë situatë.

“Fakti që kemi një krizë që po rëndohet është vetëm për shkak të luftës së pajustifikuar të Rusisë. Pa këtë luftë nuk do ta kishim krizën. Duhet ta përsërisim vazhdimisht se Rusia jo vetëm po bllokon eksportin e drithërave ukrainase, por po bombardon qëllimisht magazinat ku drithërat ndodhen”, tha Ursula von der Leyen.

Gazi rus është burimi i fundit energjetik ende i paprekur nga sanksionet evropiane. Ndaj, pyetja e ardhshme për liderët e BE-së është, a do t’i japin apo jo një tjetër goditje të fortë Rusisë?

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026