Spartak Koka: Qeveria pagoi 66 mln lekë me tender sekret për ligjin anti-KÇK

9 Qershor 2020 | 18:02

Gjatë diskutimeve për situatën kriminale në vend, gazetari i kronikës Spartak Koka ka zbuluar se, qeveria shqiptare ka paguar 66 milionë lekë të reja, një studio ligjore për hartimin e ligjit të shumë diskutuar anti-KÇK. Drejtuesi i emisionit “Uniko”, tha se, procedura e tenderimit ka qenë sekrete dhe se kompania fituese ka hapur NIPT në Shqipëri dhe ka për administrator një të huaj, por që në fakt pas fshihen pronarë shqiptarë.

“Qeveria ka paguar për hartimin e ligjit me 11 faqe, 660 milionë lekë të vjetra. Një pagesë që nuk justifikon cilësinë e ligjit, pasi 48 urdhra bllokimi të Operacionit Forca e ligjit janë kthyer pas nga SPAK. E gjithë nisma e OFL nisi gabim dhe kishte për synim propagandën dhe retorikën politike dhe nuk kishte sy synim të godiste grupet kriminale. Cilësia e materialeve të OFL është e dobët më e pakta, dhe është bërë sa për statistikë numerike dhe jo cilësore”, u shpreh gazetari.

Ndërkohë, Fatjona Mejdini, gazetare dhe koordinatore e Global Initiative (organizatë që studion krimin e organizuar), thotë se pavarësisht rezultateve të dobëta që janë sjellë operacionet e OFL-së, flet të vlerësohet mesazhi që u është dhënë grupeve kriminale, që pasuritë e tyre nuk janë të sigurta.

Gazetarja theksoi se tashmë krimi i organizuar në Shqipëri është sofistikuar dhe nga trafikimi i heroinës dhe kanabisit, tashmë ka kaluar në trafikimin e kokainës në tregje të mëdha të Evropës, duke veçuar vendet e Beneluksit dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Krimi i organizuar është sofistikuar, kriminelët janë sot me telefona satelitore, kanë para për të paguar killera. Por çështja kryesore është çështje vullneti dhe ky vullnet mungon. Politika bën syrin e verbër dhe nuk shikon lidhur me aktivitetet kriminale që ndodhin. U lejon terren të lirë grupeve. Edhe sot ka skafe të vegjël që nisen nga Shqipëria dhe përfundojnë në Itali me kanabis dhe armë”, tha Mejdini.

Nisur nga ngjarja e fundit në Elbasan, ku Ardian Çapja dyshohet se është plagosur ne snajper, gazetari Xhevahir Zhabina tha se, ngjarja është vijim i përplasjeve që shumta që kanë ndodhur në Elbasan por që policia dhe prokuroria nuk ka vullnet për t’i hetuar.

Spartak Koka lidhur me këtë ngjarje tha se, lidhet me vrasjen e avokatit të familjes Çapja atentatin e 3 shkurt po ndaj kësaj familje dhe mjetet si në rastin e fundit janë marrë nga Fushë-Kruja, madje theksoi se policia e di porositësin.

Duke folur për pikat më të nxehta të krimit të organizuar në vend, gazetarët veçuan Elbasanin që shërben si nyje e kokainës dhe heroinës që vjen nga Turqia, Shkodrën që ka ende hesape të pambyllura mes grupeve kriminale, si dhe Vlorën dhe Durrësin që janë dy portet më të madh në vend ku gjithashtu ka aktivitet të madh të grupeve të organizuara kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021