Musk ultimatum punonjësve të Tesla-s: Punoni nga zyra ose largohuni
CEO i Tesla, Elon Musk u ka kërkuar punonjësve të kthehen në zyrë me kohë të plotë ose të largohen nga kompania, sipas një emaili dërguar stafit, shkruan Euronews.
“Të gjithëve në Tesla u kërkohet të kalojnë të paktën 40 orë në zyrë në javë”, shkroi Musk në email.
Musk ka njoftuar me rreptësi punonjësit se nëse ata nuk paraqiten në kompani, “do supozojmë se ata kanë dhënë dorëheqjen”.
Ai ka shkruar se sa më të moshuar të jenë punonjësit, aq më e dukshme duhet të jetë prania e tyre.
CEO i Teslas shtoi: “Kjo është arsyeja pse kam rezistuar kaq shumë në fabrikë, në mënyrë që ata që ishin në këtë kompani të më shihnin duke punuar përkrah tyre. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, Tesla do të kishte falimentuar shumë kohë më parë”.
Tesla e ka zhvendosur selinë e saj në Austin, Teksas, por ka bazën e saj inxhinierike dhe një nga fabrikat e saj në zonën e Gjirit të San Franciskos.
LEXONI GJITHASHTU:
Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani
Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje
- 08:30 Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani
- 08:12 Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
- 07:57 Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
- 07:51 Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje
- 07:43 Pas gati 7 vitesh, Xi Jinping viziton Korenë e Veriut me ftesë të Kim Jong Un
- 07:37 Zelensky i dërgon letër Putinit, i kërkon takim ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës