Londra vendos të rishikojë statujat, teksa hiqen ato të tregtarëve të skllevërve

10 Qershor 2020 | 12:02

Më shumë se 1000 persona janë mbledhur për të protestuar përpara një kolegji të universitetit të Oksfordit këtë të martë, më 9 qershor.

Protesta u mbajt për heqjen e statujës së Cecil Rhodes, një kolonizator britanik i shekullit të 19-të.

Në Londër u hoq statuja e Robert Miligan, një tregtar skllevërish i vitit 1700. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit anglez, Sadik Kan, ka kërkuar të bëhet një rishikim i statujave në qytet.

Vala e protestave kundër racizmit, e ndezur nga vdekja e George Floyd në SHBA, ka bërë që të ngrihen debate për monumentet që lëvdojë të shkuarën imperialiste të Britanisë. Në Londër është vendosur që do të rishikohen

Rhodes u pasurua në Afrikën e Jugut, ku shfrytëzoi minatorët. Ai e ruajti pushtetin nëpërmjet luftërave të përgjakshme të cilat çuan drejt aparteidit, ndarjes së nejrëzve sipas racave.

Duke qenë se kishte qenë student, Rhodes i kishte lënë para kolegjit në testament, pas vdekjes, si dhe vendosi bursat “Rhodes”, të cilat u kanë mundësuar studimet më shumë se 8000 studentëve nga e gjithë bota.

Demonstruesit thanëse statuja e Rhodes nuk duhej mbajtur më me krenari në fasadën e kolegjit Oriel.

Një protestë e ngjashme nisi në vitin 2015 në Afrikën e Jugut, gjë që çoi dreq heqjes së statujës së Rhodes në kryeqytetin e vendit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026