Rritja e inflacionit ngre me 30% çmimin e sufllaqes greke
Teksa pronarët e restoranteve në Greqi bëhen gati për sezonin veror, ata po ndjekin me shqetësim impaktin e dëmshëm të inflacionit, i ilustruar veçanërisht nga rritja e çmimit të një ushqimi tipik, të njohur nga vendasit dhe të huajt: sufllaqja.
“Ne e kemi këtë ushqim në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka të krahasuar. Është jashtëzakonisht i mirë. Ky është mishi më i mirë, ushqimi më i mirë grek që kam ngrënë në jetën time. Jemi në Athinë, ndaj është normale. Zakonisht shpenzojmë 150 dollarë për një vakt të mirë, ndërsa këtu vetëm 40 euro. Nuk arrij ta besoj sa lirë që është, përfshirë pijet dhe është goxha i përballueshëm”, thotë një turist nga SHBA.
“Sufllaqja është bërë më e shtrenjtë dhe kjo po ndihet tek konsumatori për shkak të mishit. Por edhe ingredientët e tjerë si domatja, qepa, xaxiqi, çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Elektriciteti po ashtu, gazi po ashtu, çdo gjë. Po përpiqemi t’i mbajmë çmimet e ulëta me sa mundemi, sipas pronarit të një taverne në Athinë.
Shoqata e Restoranteve në Athinë deklaron se çmimi i derrit është rritur me 30 për qind në 12 muajt e fundit, vaji i luledjellit me 125 për qind dhe elektriciteti mbi 100 për qind.
LEXONI GJITHASHTU
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin