Federer humbet sezonin, lëndimi i gjurit bëhet pengesë për zviceranin
Kampioni 38-vjeçar Roger Federer do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në tenis. Zvicerani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju pak javë më parë dhe pas konsultave me mjekët është parë e arsyeshme që të mos zhvillojë më ndeshje për vitin 2020 në mënyrë që të mos rrezikojë që lëndimi t’i përkeqësohet.
Kjo ishte ndërhyrja e dytë në gju për tenistin, i cili ka triumfuar në 20 turne Grand Slam. Ishte vetë Federer që e dha lajmin përmes një postimi në Twitter.
“Do të më mungojnë shumë fansat dhe turneu, por me padurim do të pres t’i shoh sërish të gjithë në turneun tjetër, në fillim të sezonit të vitit 2021,” – shkroi ai.
Federer u aktivizua i lënduar në turneun Australian Open, ku u eliminua në gjysmëfinale ndaj serbit Novak Djokovic. Që nga ajo kohë zvicerani nuk ka zhvilluar më asnjë ndeshje.
Tridhjetë e tetëvjeçari renditet i katërti në ranglistën e përgjithshme të ATP-së, ranglistë e cila kryesohet nga Djokovic, më pas vijnë Rafael Nadal dhe Dominic Thiem.
Lexoni gjithashtu:
Përballja Fury-Joshua, dy kampionët britanikë ndeshen vitin tjetër
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut