Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër

11 Qershor 2020 | 07:09

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama pas takimit me opozitën parlamentare mbrëmjen e së mërkurës, u shpreh se “skena që u shfaq nga Kryesia e Kuvendit është vetëm një teatër”.

“Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri,” – shkroi Paloka në Facebook.

“Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit,” – shtoi më tej numri dy i PD-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore

Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare

Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani njofton krijimin e një partie të re

Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026