Kryeministri britanik i mbijeton mocionit të mosbesimit

6 Qershor 2022 | 22:43

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore.

211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.

Kjo nënkupton se Johnson do të vijojë të jetë kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai është vënë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, pasi u konstatua se kishte marrë pjesë në disa festa në kohën kur vendi ishte nën izolim për shkak të pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026