Arben Shkodra bën thirrje për një pakt të madh ekonomik
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra tha se në teksturën e ekonomisë shqiptarë 60 mijë të vetëpunësuar janë shumë.
“Nga njëra anë kemi politika të gabuara fiskale, nga ana tjetër dalim dhe joshim njerëzit të bëjnë biznes dhe patjetër që duhet të jenë të lirë të bëjnë biznes, por nga ana tjetër nuk kemi punonjës,” – u shpreh Shkodra.
Sipas tij e gjithë politika është përgjegjëse për këtë situatë, sidomos politika post COVID, që në gjykimin e tij duhet të ulet dhe të bëjë një pakt të madh për ekonominë.
Pakti post COVID nuk mund të jetë për shëndetësinë sepse ai është i detyrueshëm, por për ekonominë që është shumë i nevojshëm.
“Për interesa elektorale politikanët tanë premtojnë çdo dy vjet çudira dhe në fund kemi këtë situatë që kemi,” – tha Shkodra i cili solli në vëmendje se këto lidhen dhe me problemet në arsim duke qenë se sot ka mungesë të punonjësve të kualifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta