Xhaferri: Borxhi publik është rritur 4 miliardë euro në 9 vjet

7 Qershor 2022 | 21:54

Besart Xhaferri, ekspert ekonomie dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD thotë se taksimi progresiv krijon “xhepa” për ata që synojnë të shmangin pagimin e detyrimeve.

Ai mori si shembull ndarjen biznes i vogël nga biznes i madh ku askush nuk deklaron xhiro mbi 140 milionë lekë për të mos u taksuar më shumë.

Ai kritikoi edhe rolin e FMN-së duke thënë se nuk e njohin realitetin shqiptar kur japin sugjerime apo mendime mbi ligjet.

“Janë bërë çmendurira me ligjet në këtë vend. Nuk mund të hartohen ligje vetëm me kompjuter, por hartohen mbi kulturën taksapaguese të një vendi dhe mbi besimin që ka publiku mbi taksa marrësin. FMN është konsulente, janë burokratë dhe teoricienë shumë të nderuar me shumë doktoratura që në fund fare nuk e njohin realitetin shqiptar”, tha ai.

Sipas Xhaferrit, taksa progresiste krijon xhepa për të shmangur detyrimet ndryshe nga taksa e sheshtë që i përfshin të gjithë.

Ai tha se qeveria ka rritur nivelin e borxhit ndaj po përpiqet që të mbledhë sa më shumë të ardhura në një kohë kur ka dështuar të rrisë prodhimin e brendshëm bruto.

“Borxhi publik është rritur 4 miliardë euro në 9 vjet, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto është rritur me 3.6 miliardë euro. Është njëlloj sikur kryefamiljari të marrë kredi 400 mijë euro dhe të bëjë nga biznesi vetëm 360 mijë euro dhe takson familjarët e tjerë për ta paguar”, tha Xhaferri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026