‘Shqipëria nuk përgatitet më për dasmë’, ironia e Ramës për negociatat me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka përdorur ironi gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanin e Hapur të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku ka përmendur mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të përgatitet më për “dasmë”, teksa shtoi se kurdo që Bashkimi Europian të vendosë për hapjen e negociatave, vendi është gati.
“Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do të ndodhë dasma do të shkojmë me rrobat e rastit. Nuk do vishemi, zbukurohemi, nuk do shpenzojmë për të bërë banketin më të madh në pritje që të vijnë krushqit dhe të ngelemi vetë me nusen në derë se nuk vjen njeri që ta marrë. Ose më keq akoma, na ngelet dhëndri në derë se nusja nuk do të flasë, kjo është edhe më keq.
Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Do ishte më mirë të ishim nuse se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Kur ata të duan ta bëjnë dasmën, ne jemi gati”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta