Në kërkim të krahut të punës në Velipojë, të rinjtë me sytë nga emigrimi

8 Qershor 2022 | 11:52

Gazmir Mehmeti është menaxheri i një hoteli në Velipojë. Ky sezon turistik ka nisur i mbarë dhe ka një numër të knaqshëm prenotimesh. Por, për të problem për të mbetet punësimi i një kuzhinieri për restorantin.

“Problematika në filim ka qenë te stafi. Akoma nuk e kam gjetur kuzhinierin. Jemi ende në kërkim, kemi nxjerrë një njoftim”, thotë ai.

Edhe në një tjetër hotel në qëndër të Velipojës, problem mbetet gjetja e punëtorëve të specializuar të cilët në shumicën e rasteve zgjedhin të largohen jashtë vendit.

Këtë vit kushtet e punës dhe paga janë më mirë, por sigurimi i një punëtori përgjatë kulmit të sezonit mbetet i vështirë.

Nese një vit më parë paga e një kamarieri varionte nga 25 mijë në 35 mijë lekë, ketë vit kjo pagë varion nga 50 në 60 mijë lekë ndërsa paga e një menaxheri varion nga 800 në 1200 euro.

Shumica e të punësuarve vijnë nga qytet e tjera. Jashtë kameras, ata tregojnë se zgjodhën të punojnë në Velipojë për shkak të përmirësimit të kushteve, por në të ardhmen e afërt synimi është punësimi jashtë vendit.

Velipoja deri më tani ka një numër të konsiderueshëm të prenotimeve, por nuk ka punonjës mjaftueshëm për të përballuar fluksin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026