Kryeministër shqiptar në RMV? Analistët: Arrihet, por politikanët luftojnë për interesat e tyre

11 Qershor 2020 | 17:56

Ideja për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut e hedhur nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, është quajtur “ëndërr e bukur” por jo reale nga rivalët e tij politik. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa thotë se, shqiptarët në këto zgjedhje duhet të zgjedhin mes ëndrrës parazgjedhore dhe platformës reale që ofrojnë ata. Sipas tyre shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për barazi reale përpara posteve simbolike, që sipas tyre arrihet me ndryshime të mëdha në të gjitha fushat.

Analisti, Shpëtim Pollozhani, e cilëson idenë si infantile dhe akuzon se politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut luftojnë për interesa të tyre dhe jo për çështjen kombëtare. Sipas tij ideja është e arritshme pasi shqiptarët janë faktor.

“Ideja nuk është jo vetëm serioze por infantile. Shqiptarët nuk kanë fuqi as të ndryshojnë emrat e shkollave që mbajnë emrat e heronjve të ish-Jugosllavisë që kanë bërë krime kundër shqiptarëve. Merreni me mend se sa serioze është deklarata e Ali Ahmetit. Shqiptarët vendosin fatin e Maqedonisë së Veriut. Në çdo moment që do ta gjejnë rrugën e vërtetë dhe do t’i thërrasin mendjes mund ta zgjedhin edhe presidentin edhe kryeministrin, pasi dy partitë maqedonase e kalojnë 35-37% votave kështu që shqiptarët janë forcë vendosës, por ne nuk kemi përfaqësues të mirëfilltë politikë, por kemi kuisling në pushtet që luftojnë për interesa dhe aspak nuk interesohen për çështjen kombëtare”, tha Pollozhani.

Ndërsa Bashkim Selmani, analist thotë se, Maqedonia e Veriut është një shtet eksperimental sa i takon aspektit politik dhe juridik dhe nga ana tjetër shqiptarët asnjëherë nuk kanë arritur të kenë një strategji të përbashkët për të drejtat e tyre.

“Është fatkeqësi që shqiptarët nuk identifikohen me sovranitetin e shtetit. Shqiptarët janë pjesë e sovranitetit real, mirëpo në aspekt juridik nëse analizohet kushtetuta në Maqedonia, as që ekzistojnë shqiptarët. Veprimi i parë është njohja e shqiptarëve. Çdo ide që ka të bëjë me të mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve deri tani ka qenë një ekskursion i kërkesave që nuk korrespondon me gjendjen faktike. Më shumë ka përplasje politike se cila do të jetë në pushtet. Me këtë ide, Ali Ahmeti ka krijuar më shumë një huti tek qytetarë. Në aspektin e strategjisë, po të jenë shqiptarët të unifikuar, besoj se mund ta arrijnë, por mos unifikimi shkon në favor të maqedonasve”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021