Shefi i policisë në Paris: Finalja e Ligës së Kampionëve ishte një dështim
Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement e ka cilësuar si një dështim, organizimin e finales së Ligës së Kampionëve midis Liverpul dhe Real Madrid, ku ndeshja filloi 36 minuta me vonesë, për shkak se jo të gjithë tifozët ishin futur në stadium.
Duke foluar para Senatit këtë të enjte, Lallement tha se tifozët ishin konfrontuar me njëri-tjetrin dhe se kjo ngjarje ka tronditur imazhin e Francës, shkruan Euronews.
Policia franceze u kritikua pasi dyshohej se kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj mbështetësve të Liverpul.
Autoritetet pretenduan se vonesa për fillimin e ndeshjes u shkaktua pasi rreth 40 mijë tifozë kërkonin të hynin brenda në stadium me biletë false apo pa biletë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Real Madrid.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)