PD kërkesë zyrtare KQZ-së për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Mat

12 Qershor 2020 | 09:32

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht të enjten, datë 11 qershor, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) heqjen e mandatit kryetar Bashkisë Mat Agron Malaj.

Kërkesa, të cilën Euronews Albania e ka parë, mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe i paraqet KQZ-së gjetjet e fundit të prokurorisë të cilat vënë në dukje faktin se në vitin 1999 Malaj qe dënuar me 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Dokumenti në fjalë thuhet se i është vënë në dijeni edhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Demokratët kërkojnë që KQZ “të thirrë pa vonesë mbledhje me rend dite shqyrtimin e verifikimeve të prokurorisë rreth Malajt” dhe marrjen e vendimit për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak pasi “gjendet në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe ushtrimit të funksionit publik”.

Më 17 janar opozita i kërkoi prokurorisë të hetonte kryebashkiakun e Matit Agron Malaj me pretendimin se në të shkuarën ishte dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

Rreth 5 muaj më vonë, më 8 qershor, prokuroria doli në përfundimin se pretendimet e demokratëve qëndronin. Për këtë PD apeloi të martën që KQZ-ja të niste procedurat, por apeli i saj nuk solli një reagim zyrtar.

Prej korrikut të vitit 2019, PD ka denoncuar se të paktën 5 kryetarë socialistë të pushtetit vendor qenë kandiduar pavarësisht faktit se ata kishin të shkuar me probleme me ligjin.

Nga denoncimet e PD-së u vërtetua se kandidati për kryetar të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit një dënim dhe dëbim në Itali.

Kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku kishte fshehur identitetin e dytë si emigrant në Greqi, ku ishte ndaluar dhe hetuar për falsifikim parash.

PD ka denoncuar gjithashtu për fshehje dënimesh në Itali e Greqi të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe Mallakastrës, Mark Babani e Qerim Ismailaj.

 

Lexoni gjithashtu:

PD thirrje KQZ-së t’i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë Mat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026