Lirohen bashkëpunëtorët e Thoma Gëllçit

10 Qershor 2022 | 10:57

Dy ish-vartësit e ish-drejtorit të RTSH Agro, Thoma Gëllçit janë liruar nga qelia.

Avokatët mbrojtës të tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për shuarje të masës së sigurisë pasi duke llogaritur edhe paraburgimin, ata kanë përfunduar dënimin.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela. Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia dhe Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ta dënojë me dy vite burg, duke e shpallur fajtor ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Duke llogaritur edhe paraburgimin, ish drejtori i TVSH-së, Gëllçi, pritet që të përfundoje dënimin në muajin shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026