Mes rrezikut dhe pasionit, fotografi Clark zbulon bukuritë e oqeanit

10 Qershor 2022 | 11:42

Fotografi nga Hawaii, Clark Little, njihet për imazhet e tij mahnitëse të cilat i shkrep mes dallgëve  më të fuqishme dhe më të rrezikshme në Tokë.

Së fundmi ai ka publikuar një libër të titulluar ‘Arti i Dallgëve’ ku  zbulon imazhe unike, të frikshme e të bukura në të njëjtën kohë.

Fotografi sjell dëshmi të 15 viteve punë në përpjekje për të fiksuar bukuritë e oqeanit.

 “Goditja e dallgës në breg është e bukur dhe e frikshme në të njëjtën kohë” tregon Clark duke shtuar se ai ka mësuar sesi të bëjë sërf dhe sesa shumë i pëlqen  të jetë aty të fotografojë ngjyrat e bukura të ujit.

Libri i tij përmban 150 fotografi unike mes dallgëve. Ai mbështetet edhe nga profesionistët.

Clark është aq i lidhur me atë që sheh , saqë i duket kaq e natyrshme,” shprehet Kelly Slater serfist profesionist.

Një tjetër serfist  Laird Hamilton shprehet se fotografia e Little i jep atij mundësinë për të ekzaminuar bukurinë dhe kompleksitetin e oqeanit në një mënyrë që është e pamundur  ta eksplorosh kur bën sërf.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026