Keqpërdorimi s’duhet trajtuar si e keqe e vetë kriptomonedhave, thotë Progni
Gentian Progni, ekspert IT dhe njohës i fushës së kriptomonedhave thotë se ligji në Shqipëri për monedhat digjitale është i cunguar dhe i paqartë.
Ai shprehet se këtu duhen veçuar përdorimi i kriptovalutës nga Call Center-at për të mashtruar klientët, përdorimi i pajisjeve për mining pa doganë dhe pastrimi i parave.
Sipas Prognit, këto veprime janë të paligjshme, por kjo nuk do të thotë se vetë kriptomonedhat ofrojnë diçka ilegale.
“Call Center-at që përdorin kriptovalutë për të vjedhur para dhe për të mashtruar njerëz, nuk do të thotë se kriptovaluta është dëmi”, tha Progni.
Duke iu referuar raporteve për pastrim parash, Progni thotë se vetëm 0.15% e transaksioneve të 2021 në kripto ka dyshime se janë përdorur për këtë qëllime të paligjshme apo pastrim parash.
Ndërsa përqindja e transaksioneve të parave tradicionale që dyshohet se janë për pastrim parash është më e lartë pasi OKB thotë se bëhet fjalë për 2 deri në 5%.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut