Gjyqtarja që nxori nga burgu Indrit Doklen liroi edhe Hekuran Billën, prokuroria ishte dakord

12 Qershor 2020 | 13:03

Hekuran Billa i ekzekutuar mbrëmjen e të shtunës në Tiranë u lirua nga burgu në 22 shkurt 2019 nga Gjykata e Krujës.

40-vjeçari vuante dënimin për vrasje në burgun e Fushë-Krujës pas ekstradimit nga  Anglia ku ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve në vitin 2006. Gjykata shqiptare e njohu këtë vendim duke e dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie.

Ndërsa ky është vendimi i Gjykatës së Krujës e cila vendos lirimin e tij me kusht pasi sipas llogarive ai kishte vuajtur 19 vite e 5 muaj burg, duke kryer ¾ e dënimit, një nga kriteret kryesore për të përfituar.

Gjithashtu, në vendim gjykatësja Enkelejda Hoxha e cila ka liruar një sërë personazhesh të njohura si Indrit Dokle, është bazuar tek raporti i burgut të Fushë-Krujës. Sipas këtyre të dhënave ai ka sjellje mjaft të mirë dhe është penduar për krimin.

Një raport pozitiv për Billën ka sjellë edhe shërbimi i provës sipas të cilit ai mund të riintegrohet në shoqëri.

Një tjetër arsye që 40-vjeçari përfitoi nga lirimi me kusht ishte gjendja e rëndë ekonomike, pasi të ardhurat e vetme janë pensioni i prindërve të tij, i cili nuk mjaftonte as për ilaçet e tyre. Për këtë Billa kishte gjetur një punë si korrier në një studio ligjore.

Interesant është qëndrimi i prokurorisë në këtë çështje, pasi e ka lënë në çmim të gjykatës vendimin, duke qenë se të gjitha raportet e sjella për Billën ishin pozitive. Një verifikim për këtë rast ka nisur edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026