U dyshua si pjesë e një celule terroriste, ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari nga Taxhikistani

12 Qershor 2020 | 13:24

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradim të Komron Zukhurov i dyshuar nga autoritetet e Gjermanisë se është pjesë e një celule terroriste. Ekstradimi është bërë me kushtin që 24-vjecari nga Taxhikistani të mos ekstradohen në vendin e tij të origjinës pasi i rrezikohet jeta.  

I riu u arrestua në fund të muajit prill në Tiranë, por avokati Asallan Dogjani tha se ai u vetëdorëzua. Zukhruov kishte të njëjtën kërkesë për gjykatën; për të mos u dërguar në vendin e tij pasi do të përndiqej nga autoritetet e atjeshme. 24-vjeçari dyshohet se është pjesë e një celule  terroriste, ku 5 anëtarë të saj u arrestuan nga policia gjermane, në 15 prill në Berlin.

Mediat gjermane raportuan se këta persona kishin planifikuar sulme ndaj persona të ndryshëm dhe bazave amerikane atje. Dyshohet se më herët, dy nga anëtarët e kësaj celule kanë udhëtuar në Shqipëri për të kryer një atentat. Ata do të paguheshin 40 mijë dollarë, por plani dështoi.

Mund të lexoni gjithashtu:

Fshihej në Tiranë që prej 17 shkurtit, kapet i kërkuari për terrorizëm nga Gjermania

Lihet në burg 24-vjeçari nga Taxhikistani i kërkuar për terrorizëm, avokati Asllan Dogjani: Nuk u arrestua, u vetëdorëzua në polici

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026