Sot zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore

11 Qershor 2022 | 09:24

Këtë të shtunë do të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore. 33 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi me 7 mijë mësues administrues.

Testet e maturës shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Provimi i parë, i Gjuhës së Huaj u zhvillua më 9 qershor.

Ndërsa, javë më parë, Këshilli i Ministrave vendosi uljen e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet në universitet.

Ky vendim vlen për disa degë studimi, si gjuhët e huaja, biokimi, matematikë apo fizikë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026