Turistët e huaj të prirur të vizitojnë objektet e kultit në Korçë

11 Qershor 2022 | 19:05

Qarku i Korçës ka potencialin për të zhvilluar turizmin kulturor. Kështu janë dakortësuar aktorët e Komitetit Rajonal të Turizmit, i cili është mbajtur në Pogradec.

Për Gjergji Kokin, drejtorin e monumenteve të kulturës në Korçë harmonia fetare dhe objektet e kultit po tërheqin vëmendjen e të huajve.

“Vitet e fundit është parë që të gjitha grupet që vizitojnë Shqipërinë, që janë grupe të huajsh kanë një interes të shtuar për turizmin kulturor. Ai është interesi më i madh që ata kanë, përveçse shijojnë gastronominë e jashtëzakonshme e kanë të pamundur të shkëputen nga objektet e kultit dhe objektet të cilat gjenerojnë trashëgimi,” – u shpreh ai.

Për këtë arsye, ministria e kulturës ka ndërmarrë një nismë e cila synon investimin në objektet e vjetra fetare.

“Rrugët e Besimit”, është një nismë e cilat synon të krijojë intenerare në qarkun Korçë – Berat, për të krijuar intenerare lidhëse të cilat janë parashikuar me ndërhyrjen në peizazhin e objekteve të kultit, kishave, xhamive, tylbeve që ndodhen në këtë rajon për ti kthyer ato në objekte të cilat gjenerojnë turizëm,” – shtoi Koki.

Myftiu i Xhamisë së Korçës tregon se ka besimtarë muslimanë kryesisht nga Ballkani që kanë interest ë vizitojnë xhamitë.

“Vijnë vizitorë nga Maqedonia, Kosova dhe nga trevat e tjera të Ballkanit ku vizitojnë xhamine Iljaz Bej Mirahori. Minuta 1, normalisht një vlerë e tillë, perlë nuk mund të anashkalohet nga pjesa e besimtarëve të cilët vijnë, vizitojnë, me pjesën karakteristike të saj, është një nga ato bukuritë që zbukuron qytetin e Korçës,” – u shpreh Ledian Cikalleshi.

Qarku i Korçës ka me dhjetëra objekte fetare qindravjeçare, ndërkohë në fokus të Komitetit Rajonal të Turizmit ka qenë dhe bashkëpunimi midis 6 bashkive të këtij qarku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026