20 kg kokainë në vazo me lule, arrestohet ish-kreu i bashkisë Vorë
Agim Kajmaku, ish-kryetari i bashkisë së Vorës është arrestuar në Itali për trafik droge.
Ai është prangosur së bashku me nipin e tij rreth dy javë më parë Ascoli.
Rreth 20 kilogramë kokainë janë në disa vazo lulesh të cilat ishin blerë nga Kajmaku në Grotomare.
Pasi kanë blerë fidanet Kajmaku dhe nipi i kanë future ato në vazo më të mëdha.
Kjo i është dukur e çuditshme pronarit italian të fidanishtes i cili ka vënë në dijeni policnë.
Më pas ish drejtuesi i bashkisë Vorë është mbajtur nën survejim nga policia.
Nga kontrolli i bërë është zbuluar sasia e kokainës e cila nëse do hidhej në treg do kishte vlerën e 1 milion eurove.
Nuk është hera e parë që Agim kajmaku ka pasur problem me drejtësinë.
Në kohën kur ai mori drejtimin e bashkisë së Vorës u vertetua se ai kishte fshehur një dënim për falsifikim parash të marrë në Greqi në 2003.
Kajmaku u shkarkua nga detyra dhe u hetoa nga prokuroria shqiptare për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit duke qënë se nuk e kishte deklaruar dënimin e gjykatës greke.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni