FOTO| Mbërrin ‘charter’-i me turistë nga Bjellorusia, Klosi: I pari në Evropë

12 Qershor 2020 | 17:52

Pasditen e sotme mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ‘charter’-i i parë me 189 turistë nga Bjellorusia.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ishte në Rinas për të pritur turistët e parë që vijnë në vend që pas mbylljes së fluturimeve për shkak të pandemisë.

“Pata kënaqësinë e madhe të dhuroja një buqetë me 189 lule, pasi janë pasagjerët e parë që erdhën sot në Shqipëri duke mbushur plot e për plot ‘charter’-in e parë, i cili jo vetëm erdhi në Shqipëri si ‘charter’-i i parë turistik, po sipas informacioneve që ne kemi, mbase është ‘charter’-i i parë turistik në Evropë.

Edhe shumë mirë që e filluam nga Shqipëria këtë aktivitet rajonal, këtë aktivitet evropian, duke i dhënë shumë entuziazëm sektorit turistik në Shqipëri.

Është një punë e madhe që kemi bërë në gjithë këto 2 muajt e pandemisë për të krijuar atmosferën për të pritur më shumë turistë në Shqipëri për të krijuar strukturat akomoduese, për të krijuar rregullat e menaxhimit të virusit që akoma nuk është larguar nga Shqipëria që edhe këto fjale mirëseardhjeje për stafin për organizatorët për ‘ALER group’ që arriti të sjellë grupin e parë të turistëve nga Bjellorusia e më pas nga Ukraina e të shpresojmë shumë nga Polonia e nga vende të tjera baltike, për të pasur një sezon të qëndrueshëm në Shqipëri”, tha ministri Klosi.

Në kuadër të lehtësimit të masave, më 15 qershor hapen zyrtarisht plazhet publike, ndërkohë që plazhet për hotelet janë hapur që më 10 qershor.

Po më 15 qershor, nga aeroporti i Rinasit niset edhe avioni i parë Tiranë-Athinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026