Arrestimi i Kajmakut, Balliu: Lidhjet e Ramës me krimin vërtetohen çdo 6 muaj
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se në Partinë Socialiste ka individë të inkriminuar, sikurse ish-kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku i cili u arrestua me 20 kg kokainë në Itali pak javë më parë.
Në emisionin ”Sot” në ”Euronews Albania”, Balliu u shpreh se lidhjet e kryeministrit Edi Rama me organizatat kriminale, vërtetohen çdo 6 muaj në Shqipëri.
”Kur dalin me dhjetëra kajmakë në Partinë Socialiste, duket që është një sistem. Nuk quhet rastësi nëse përsëriten disa herë. Lidhjet e Edi Ramës me organizatat kriminale vërtetohen të paktën një herë në gjashtë apo shtatë muaj në Shqipëri”, tha Balliu.
Sipas tij, Agim Kajmaku ishte një prurje direkte e Edi Ramës, teksa shtoi se kjo përbën lidhjen e politikës me krimin e organizuar që garanton vota.
Agim Kajmaku u arrestua së bashku me nipin e tij rreth dy javë më parë Ascoli. Rreth 20 kilogramë kokainë u gjetën në disa vazo lulesh të cilat ishin blerë nga Kajmaku në Grotomare.
Kjo nuk është hera e parë që Agim Kajmaku ka pasur problem me drejtësinë.
Në kohën kur ai mori drejtimin e Bashkisë së Vorës u vërtetua se kishte fshehur një dënim për falsifikim parash të marrë në Greqi në vitin 2003.
Kajmaku u shkarkua nga detyra dhe u hetua nga prokuroria shqiptare për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit duke qënë se nuk e kishte deklaruar dënimin e gjykatës greke.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh