Cili është sekreti i ‘Rrugës së Qumështit’
Të matësh distancën nga Kembrixh në Londër në bazë të gjerësisë së një fije floku. Ky është niveli i saktësisë që po përdoret nga misioni “Gaia” i Agjencisë Hapësinore Evropiane, që po studion distancën mes yjeve.
I nisur në vitin 2013, misioni “Gaia” ka hartuar atë që njihet si Rruga e Qumështit dhe po publikon vëzhgimet më të detajuara deri më sot.
“Ajo që po zbulojmë në këto yje janë lëkundje shumë të vogla, gjë që ofron një vëzhgim në pjesën e brendshme të tyre, duke kuptuar më mirë strukturën e brendshme, e cila mund të shoqërohet më pas me modele teorike. Ndaj është një hap i rëndësishëm kuptimi i fizikës yjore,’ – u shpreh shkencëtari Timo Prusti.
Falë detajeve të nivelit të lartë dhe saktësisë së arritur, shkencëtarët kanë zbuluar se yjet ndryshojnë përmasat, bymehen dhe tkurren në mënyrë periodike, ndërsa vazhdojnë të ruajnë formën dhe strukturën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet