‘Rrezik për jetën’, Izraeli thirrje shtetasve të mos udhëtojnë drejt Stambollit
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të shmangin udhëtimet për në Stamboll për shkak se u kërcënohet jeta nga iranianët, me vrasje ose rrëmbim.
Ministri i Jashtëm Yair Lapid tha se forcat izraelite të sigurisë kishin bërë përpjekje të mëdha për të shpëtuar “jetë izraelitësh në javët e fundit” duke falënderuar qeverinë turke për kontributin e saj.
Një zyrtar izraelit i sigurisë raportoi për Reuters se Turqia kishte arrestuar disa të dyshuar të Gardës Revolucionare të Iranit.
Zyrtarët turq dhe ambasada iraniane në Ankara nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Në një deklaratë televizive Lapid tha: “Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata dhe kushdo që dëmton izraelitët nuk do t’i shpëtojë”.
Turqia është një destinacion popullor turistik për izraelitët, ku dy vendet kanë përmirësuar lidhjet e tyre pas më shumë se një dekade marrëdhëniesh të tensionuara.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit deklaroi se “Këshillimi i përmirësuar nuk zbatohet për izraelitët në fluturimet me ndalesa në Stamboll “për sa kohë që ata nuk largohen nga aeroporti”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës