Në korrik do kemi një propozim për hartën territoriale, thotë Alibeaj

14 Qershor 2022 | 17:28

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të martë në selinë blu, për të diskutuar në lidhje me reformën territoriale.

Në mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ishin të pranishëm 16 deputetë.

Gjatë mbledhjes, Alibeaj ka deklaruar se këtë muaj do të evidentohen problematikat që lidhen me këtë reformë.

Ndërsa, deri në fund të muajit korrik, do të ketë një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

Deputetët e pranishëm në mbledhjen e sotme ishin:

  1. Kastriot Piroli

2. Flamur Hoxha

3. Emilia Koliqi

4. Andia Ulliri

5. Dhurata Cupi

6. Gazment Bardhi

7. Sajmir Korreshi

8. Eralda Tase Bano

9. Zheni Gjergji

10. Ferdinand Xhaferraj

11. Enkelejd Alibeaj

12. Arbi Agalliu

13. Bledion Nallbati

14. Lefter Geshtenja

15. Orjola Pampuri

16. Xhelal Mziu

Ndërsa, mesditën e së nesërmes do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se komisioni do të bëjë një analizë të ecurisë së deritanishme të ndarjes territoriale të vendit që u votua në korrik të 2014-s dhe hodhi idenë e organizimit të vendit në rajone.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026