Berisha thirrje mjekëve: Të bëjmë gjithçka për rrëzimin e regjimit të Ramës

14 Qershor 2022 | 20:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje mjekëve që të bëjnë gjithçka për t’u përballur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ai e konsideron si regjim.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit për problemet e sistemit shëndetësor, Berisha tha se humanizmi, integriteti dhe kontriburi i mjekëve do të shërbejë si frymëzim për këtë përpjekje.

“Ju bëj thirrje, mjeke e mjekë të pranishëm. Ju bëj thirrje të organizohemi, të bëjmë gjithçka dhe t’i përgjigjemi këti regjimi me të gjithë guximin tonë. Unë kam besim se humanizmi juaj, integriteti, kontributi do të jenë frymëzim për ju që të ndërmarrim këtë përpjekje të madhe. Do të jenë frymëzim për bashkëpunëtorët tuaj, për punonjësit e shëndetësisë në mbarë Shqipërinë”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, rrogat e mjekëve mund të rriteshin katër herë, me borxhin e marrë nga qeveria këto nëntë vite.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026