Platforma në Instagram, eksperti Progni tregon sesi t’i kontrollojmë fëmijët
Eksperti IT, Genti Progni tregoi detaje në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews për platformën e re të Instagram, ku prindërit mund të kontrollojnë fëmijët e tyre.
“Tani është konceptuar si një llogari menaxhuese. Prindi ka disa llogari të vogla të menaxhimi të fëmijëve të tij. Prindi cakton sesa orë duhet të qëndrojë fëmija në Instagram dhe çfarë duhet të komentojë apo bëjë like. Prindi ka shumë akses se fëmija, madje mund të heqë edhe ndjekësit”, shpjegoi Progni.
Eksperti nënvizoi më tej se kjo është një zgjidhje e mirë për të kontrolluar fëmijët.
“Është një nga zgjidhjet më të mira, por fillimisht është hapur në Britani të Madhe, por mund të hasë probleme rrugës dhe mund të dështojë. Në Shqipëri mund të jetë minimumi për 6 muaj”, tha ai.
Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.
Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta – që zotëron Facebook dhe WhatsApp si dhe Instagram – kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta