Gati për Kupën e Botës, plotësohen 8 grupet me nga 4 ekipe
Festimet shpërthyen në rrugët e Kosta Rikës pasi u bë shteti i fundi që i bashkohet Kampionatit Botëror 2022, i cili zhvillohet në Katar.
Një ndër eventet më të bukura sportive nis me fazën e grupeve; 32 skuadra që janë ndarë në 8 grupe e në secilin grup ka 4 ekipe.
Ekipet evropiane e veçanërisht grupi E ku ndodhet Spanja e Gjermania mbeten favorite të kampionatit, një garë ku do të mungojë Italia, e cila nuk arriti të kualifikohej.
Zvicra ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë ndodhet në të njëjtin grup me Serbinë.
Kampionati nis në 21 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor të 2022.
Me motin e nxehtë, të 8 stadiumet, kanë ambiente të pajisura me teknologjinë e ftohjes për të mbajtur temperaturën në 27C. Mjafton një orë për të lëvizur nga njëri stadium tek tjetri, 7 prej tyre janë ndërtuar posaçërisht për kampionatin botëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë