“Gjenerata COVID-19”, të rinjtë francezë përballen me një të ardhme të zymtë
Në shtator, Eugenie Fillon duhej të fillonte një master 2-vjeçar në menaxhimin e hoteleve luksoze që kombinon studimet akademike me një stazh të paguar, por në këtë periudhë të rënies më të thellë të ekonomisë, hotelet në Francë nuk po punësojnë njeri.
Nëse 22-vjeçarja nuk arrin të sigurojë një vend, ajo jo vetëm do të privohet nga të ardhurat dhe përvoja e punës, por do të hyjë në një borxh prej 18.000 eurosh për të paguar studimet.
“Kur pashë shifrat nga coronavirus-i dhe kufijtë që u mbyllën, mungesën e turistëve, fillova të mendoja se çfarë do të bënin hotelet, a do ju duhesha ose jo. Kjo më shqetëson gjatë gjithë kohës.”, tha ajo.
Fillon nuk është e vetme. Rreth 800.000 të rinj në Francë do të hyjnë në tregun e punës këtë verë, ndërsa parashikohet se ekonomia nr. 2 e eurozonës do të tkurret me 11%. Louis Lhomme, 23 vjeç, i kanë mbetur më pak se 3 muaj në stazhin e tij në një kompani transporti, por ai nuk pret një ofertë për kontratë të përhershme.
“Po hyj në tregun e punës në momentin më të vështirë, që prej 1945. Ishte goditja e parë kur kuptova këtë. Goditja e dytë ishte kur kuptova se kjo po ndodh në një kontekst veçanërisht të vështirë të tensioneve sociale, që do ta çojnë një pjesë të popullsisë drejt një situate të vështirë.”, theksoi ai.
23-vjeçarja Armelle Bahrouni hoqi dorë nga puna e saj si banakiere në shkurt, një muaj përpara se Franca të mbyllej, sepse dëshironte të gjente një punë në restorant në rol menaxhues. Por, tanimë që baret dhe restorantet e Parisit janë hapur vetëm pjesërisht, ofertat për punë janë zvogëluar.
“Koha më e gjatë që kam ndenjur pa punë në jetën time ka qenë 2 muaj. Madje edhe atëherë punoja me kohë të pjesshme. Është e rrallë që tani nuk po punoj”, tha ajo.
Prej kohësh, Franca ka patur probleme në sigurimin mjaftueshëm vendeve të punës për profesionistët e rinj. Niveli i papunësisë tek ta tejkaloi 20% në 2019, shifra e katërt më e lartë në Evropë, pas Greqisë, Spanjës dhe Italisë.
Ligjet e vështira të punës bëjnë që bizneset t’i japin të rinjve vetëm kontrata afatshkurtra që nuk ofrojnë qëndrueshmëri në punë. Presidenti Emmanuel Macron ka nxitur reforma për liberalizimin e këtij tregu kaq të ngurtë, në mënyrë që të shtohet punësimi i të rinjve.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës